O sa mirė me qenė shqiptar!
Njoftime  |  Kush jemi ne?  |  Anetaret  |  Eja edhe ti!  |  Pagesa  |  Foto  |  Sporti dhe Kombėtarja  |  Dyqani  |  Forumi  |  Kontakti
Tifozat Kuq e Zi
Këngët «
Kush jemi ne? «
Anetaret «
Eja edhe ti! «
Kontakti «
English «
Sporti shqiptar
Lajmet e fundit «
Skuadra Kombėt. «
Euro 2008 «
WM 2006 «
Seksionet tjera
Vegėza «
Foto «
Forumi «
 
« Shtat 2008 »
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930
 
Emri:

Fjalėkalimi:


Mbaje nė mend
76 vizitore online

Anetaresimet

Nr. i anetareve: 479

Tė fundit:
Rexhep Sllova
(Diber)
Arben Berbatovci
(Prishtine)
Dren Mehmeti
(Prishtine)


Flamuri gjigant

Video e shpalosjes
flamurit gjigant
nė ndeshjen e
9 shkurtit 2005.



Falėnderime

Falėnderojmė pėr ndihmėn e tyre tė sinqertė:

American School of Kosova
askosova.org

Veneta Travel
veneta-travel.com

Produkt 28
produkt-28.com



Kombėtarja Live!

76 vizitorė online




Reklamė





Sport: lajmet e fundit


Dyqani Online

Vizito dyqanin online pėr tė porositur artikujt tonė. Zbritja pėr anetaret ėshtė ~ 20%.



Kombėtarja

Tabela e Grupit 1 kualifikues pėr Kupėn Botėrore 2010. Rezultatet gjenden te seksioni South Africa 2010.
Ekipi Nd Gol Pk
1. Portugalia 1 4:0 3
2. Shqipėria 1 0:0 1
3. Suedia 1 0:0 1
4. Danimarka 1 0:0 1
5. Hungaria 1 0:0 1
6. Malta 1 0:4 0


Eja edhe ti!

Anėtarėsohu nė qytetin tėnd, lexo pse tė na bashkangjitesh dhe ku shkojnė tė hollat tona.



Nga galeria jonė


 

Pse tė bėhesh Tifoz Kuq e Zi?


Nėse akoma nuk je i/e sigurtė pse duhet tė na bashkangjitesh, ja vetėm disa arsye tė tjera:
  • Do tė keshė qasje nė forumin ekskluziv ku do tė mund tė japėsh ide dhe sygjerime rreth aksioneve dhe organizimit tė "Tifozave Kuq e Zi" pėr ndeshjet e Kombėtares. E meqė tė gjithė ne punojmė vullnetarisht, do tė keshė poashtu mundėsi tė paraqitesh pėr tė dhėnė kontributin tėnd aty ku mendon qė mund tė ndihmosh.
  • Do tė tė informojmė rregullisht pėr ēdo vendtakim dhe organizim tė "Tifozave Kuq e Zi" nė ndeshjet e Kombėtares ku do tė festojmė sė bashku.
  • Kurr mė nuk do tė udhėtosh vetėm nė ndeshjet e Kombėtares.
  • Do tė informohesh rregullisht pėr buxhetin dhe shpenzimet tona.
  • Do tė pajisesh me kartelė anėtarėsimi me tė cilėn do tė keshė qasje nė shėrbimet qė u dedikohen vetem anetareve tė "Tifozave Kuq e Zi".
  • Do tė futesh nė listėn zyrtare tė "Tifozave Kuq e Zi" nė Website-in tonė.
  • Do tė mundohemi tė sigurojmė bileta pėr gjithė tė interesuarit pėr ndeshjet e Kombėtares jashtė vendit. FSHF ēdoherė ka rezervuar aq bileta sa kemi kėrkuar pėr ndeshjet e Kombėtares.
  • Do tė keshė zakonisht 20% lirim nė tė gjithė artikujt tonė tė tifozerisė qė i kemi punuar ose qė do t'i punojmė nė tė ardhmen: shalla, bluza, kapela, flamuj, etj. Nga ana tjetėr, meqė nuk kemi qėllim profiti, tė gjitha tė ardhurat nga artikujt e shitur do tė kthehen pėrsėri nė buxhetin e "Tifozave Kuq e Zi" - pėr projektet tona tė ardhshme dhe pėr njė organizim mė tė mirė.
  • Do tė kontribuosh pėr njė ēėshtje shumė fisnike - pėr pėrkrahjen e fuqishme dhe tė zėshme tė Kombėtares nga tribunat anė e mbanė Evropės.
  • Edhepse disa anetare kanė dhėnė mė shumė, kontributi sezonal (2-vjeēar) ėshtė 10,- Euro.


Ku investohen tė hollat tona?


"Tifozat Kuq e Zi" projektet e veta i financojnė kryesisht me kontributet sezonale tė anėtarėve. Meqė nuk kemi qėllim profiti (anėtarėt punojnė dhe angazhohet vullnetarisht dhe pa asnjė pagesė), tė gjitha tė ardhurat do tė riinvestohen pėr projekte tė reja dhe pėr zgjėrimin e rrjetit tė tifozėve. Kėtu pėrfshihen edhe tė ardhurat nga shitja e artikujve tė tifozėrisė.

Me fjalė tjera: kontributet tona sezonale nuk na i merr askush - ato na takojnė tė gjithėve sė bashku, pra edhe ty. Me kėto tė holla do tė mund tė financojmė p.sh.:
  • Prezencėn nė Internet e cila do tė mundėsojė zgjerimin dhe pėrforcimin e rrjetit tonė tė tifozėve
  • Transparente tė mėdha me mbishkrime pėrkrahjeje pėr Kombėtaren tonė
  • Projekte tė tjera koreografike ose piroteknike tė drejtuara nga specialistėt dhe tė koordinuara me stafin e stadiumit.
  • Mbėshtetjen e projekteve lokale (p.sh. kur njė grupi tifozėsh nga njė qytet i caktuar i nevojitet mbėshtetje financiare pėr projektet e veta: pėr rekuizite, material, udhėtime, etj.).
  • Bluzat tona qė do tė na shėrbejnė si shenjė identifikimi dhe si tregues i nivelit tė organizimit
  • Shallat, kapelat ose artikujt tjerė qė do tė shiten me fitim minimal pėr t'u mundėsuar kėshtu sa mė shumė tifozėve tė ndihen pjesė e njė rrjeti tė organizuar.


Si tė anėtarėsohesh?


Procedura e anėtarėsimit bėhet nė dy hapa: (1) sė pari duhet ta bėsh pagesėn e anėtarėsisė dhe (2) sė dyti ne i shėnojmė tė dhėnat tua nė listėn e anetareve. Nėse na mungon ndonjė informatė, ne ju kontaktojmė qoftė drejtpėrsėdrejti, qoftė me e-mail ose me telefon.

Pėr ta bėrė pagesėn, shko tė lutem te seksioni Pagesa.

 
Copyright (c) 2003-2006 Tifozat Kuq e Zi