Mė mbaj mend
Ke harruar fjalėkalimin?
Kliko kėtu!
23/06/2011 15:43 - Video-incizimi i Hymnit dhe shpalosjes sė flamurit

10.02.2005 (Arkivë) - Të dashur tifozë! Ende jemi të kapluar nga pikëllimi për humbjen e mbrëmshme të pafat të Kombëtares sonë. Megjithatë, në përkrahjen e djemëve tanë nuk ka dorëzim: ngjyrave kuq e zi duhet t'u qendrojmë besnik edhe më tepër në këto çastet e vështira! Të gjithë jemi të bindur që e ardhmja është e ndritshme, e ardhmja është kuq e zi

Nga atmosfera e mbrëmshme po ju sjellim këtu videon e çasteve të intonimit të Hymnit Kombëtar dhe të shpalosjes së flamurit gjigant. Urime edhe një herë anëtarëve të "Tifozave Kuq e Zi" nga të gjitha trojet shqiptare - nga Tirana në Prishtinë e nga Shkodra në Shkup - për kontributin jo vetëm financiar në këtë projekt të mrekullueshëm, e urime të veçanta natyrisht edhe për grupin tonë të punës në Prizren të cilët nuk e kanë kursyer veten që një muaj të plotë deri në çastet e fundit të palosjes së flamurit. Një falenderim i veçantë u takon edhe të gjithë tifozëve dhe grupeve tjera të tifozëve shqiptarë që ndihmuan në shpalosjen e tij në stadium. Pa ju, flamuri kurrë nuk do të dukej kaq i bukur! 

Incizimi i mëposhtëm është shkëputur nga transmetimi i kanalit DSF, ndërsa komentatori gjerman, pothuajse i shtangur nga habia, pas përfundimit të hymnit u shpreh: 

"Atmosferë rrënqethëse në Tiranë! Dhe... A keni parë ndonjëherë flamur të tillë, të dashur shikues!? Eh pra, unë për veti nuk e dij të kem parë ndonjëherë një stof KAQ GJIGANT diku në ndonjë stadium! E pabesueshme! E papërshkrueshme!"

Video-incizimin mund ta shkrakoni duke klikuar këtu -> flamuri.avi (7,80 MB). Nëse keni probleme me hapjen e këtij inçizimi, provoni të instaloni dekoduesin për XviD. Nëse keni probleme me këtë format, shpalosjen spektakulare mund ta shihni në formatin WMV (pa nevojë për dekodues, por me skedë me madhësi 12MB) duke klikuar këtu -> flamuri.wmv

Në vazhdim mund të shikoni videon e shpalosjes së Flamurit Gjigant:

Reklamat