Si të na
kontaktoni

Të gjitha pyetjet, sygjerimet, apo kritikat mund të na dërgoni duke plotësuar formën që gjendet në të djathtë të kësaj faqe.

Thank you

Your message has been submitted.
We will get back to you within 24-48 hours.
Oops! Something went wrong.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të gjeni faqet tona zyrtare në rrjetet e ndryshme sociale. Na ndiqni që të jemi në kontakt çdo ditë në kohë reale.

Integration Facebook Icon - Startech X Webflow Template

Pyetje të shpeshta

Në vijim mund të gjeni përgjigjje për disa nga pyetjet më të shpeshta që pranojmë nga qytetarët.

Si të anëtarësohem në Tifozat Kuq e Zi?

Për tu anëtarësuar në TKZ, mjafton që të klikoni në www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit, dhe kontaktoni përfaqësuesin e qytetit tuaj (ose qytetit më të afërt) dhe vijoni me procedurat që ju shpjegon përfaqësuesi.

Nëse anëtarësohem a e kam biletën e  sigurtë për çdo ndeshje?

JO. Tifozat Kuq e Zi kanë një numër të kufizuar të biletave dhe përparësi në rezervimin e biletave do të kenë personat që kanë vijueshmëri më të rregullt në ndeshjet e Kombëtares. Kjo vijueshmëri përcaktohet nga  databaza e përfaqësuesve të TKZ-së.

Kush është kryetar i Tifozave Kuq e Zi?

Tifozat Kuq e Zi nuk kanë kryetar, por kanë një kryesi  gjithpërfshirëse duke filluar nga secila trevë shqiptare gjithashtu edhe mërgata.

A ka çmime promocionale për anëtarët e TKZ-së për këto rekuizita?

PO. Për rekuizitat që prodhohen nga TKZ-ja, anëtarët e TKZ-së kanë 30% zbritje në secilin produkt.

Kush mund të jap ide e propozime rreth koreografive?

Secili anëtarë është i lirë të jap ide dhe propozime të ndryshme, qoftë ide për koreografi, për punë operative apo edhe të tjera.

Cilat janë përfitimet e të qenit anëtar i Tifozave Kuq e Zi?

Me anëtarësim në TKZ, ju  pajiseni me kartelën e anëtarësisë, keni qasje në forume dhe debate të ndryshme ku diskutohen planet operative të grupit.

Kush është përfaqësuesi im?

Përfaqësuesi juaj është përfaqësuesi i qytetit ku jetoni, porn ë rast se mungon qyteti juaj në listën e përfaqësuesve, atëherë kontakto përfaqësuesin më të afërt të qytetit tjetër. Gjithashtu rezervimi I biletave dhe çfarëdo informate tjetër duhet t’i merrni nga përfaqësuesi ku jeni anëtarsuar.

Ku shkojnë paratë e anetarësimit?

Tifozat Kuq e Zi, janë organizatë vet-financuese. Paratë e anëtarësimeve përdoren për organizimet nëpër ndeshje, përfshirë shtypjen e materialeve; banera, rekuizita, flamuj, pastaj për takime me anëtarëve dhe përfaqësuesve. Gjithashtu një pjesë e fondit varësisht prej propozimeve që vijnë shpërndahen për punë tjera jo-sportive, që përfshijnë, aktivitete të tjera kryesisht të karakterit kombëtar dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare ,dhe organizime të tjera që merren varësisht situatës dhe rrethanave që krijohen.

Kush merr vendime në emër të anëtarësisë së TKZ-së?

Kryesia e Tifozave Kuq e Zi dhe grupi I përfaqësuesve janë organet vendimmarrëse në Tifozat Kuq e Zi, natyrisht në pajtim me kërkesat dhe propozimet e shumicës së thjeshtë 50+1 votë.

Na duhesh edhe ti!