Mė mbaj mend
Ke harruar fjalėkalimin?
Kliko kėtu!
20/10/2011 16:24 - Largohet Kuzhe!

Josip Kuzhe ka vendosur së bashku me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, që të mos jetë më tekniku i përfaqësueses kuqezi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri kroat, duke u shprehur se “kjo është zgjidhja më e mirë” si për Shqipërinë ashtu edhe për vetë atë.Tashmë, trajneri i ri që do të zgjidhet nga FSHF-ja do të ketë mundësinë që të shfrytëzojë dy miqësoret e muajit nëntor kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë për tu njohur me ekipin. Kuzhe ka drejtuar Shqipërinë në 13 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 2 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh; dhe në 11 ndeshje miqësore me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazimesh dhe 2 humbjesh. Kroati ka hyrë në historinë e kombëtares shqiptare si trajneri që ka arritur fitoren më të thellë në historinë e përfaqësueses sonë: 6-1 ndaj Qipros në një ndeshje miqësore të vitit 2009. 

Reklamat