Vazhdojne ndryshimet ne kombetaret e moshave te Shqiperise. Pas lajmit te disa diteve me pare se Redi Jupi do te mbikqyre te gjitha ekipet e moshave, vijne dhe ndryshimet e trajnereve.Skender Gega do te marre persiper Kombetaresn U21, duke lene keshtu bosh stolin e 19 vjecareve. Per kete pozicion eshte zgjedhur nje nga portierit me me emer te kombetares shqiptare, Foto Strakosha.Ish-kapiteni i kombetares ka luajtur 73 ndeshje me Shqiperine si dhe per shume skuadra ne Shqiperi dhe Greqi. Ai e filloi karrieren e portierit te Tepelena per te kaluar me pas te Dinamo ky qendroi per dy sezone. Ne Greqi ai ka luajtur per PAS Giannina, Ethnikos Piraeus, Olympiakos, Panionios, Ionikos, Kallithea, Ethinikos Asteras si dhe Prodheftiki.Si trajner ai ka qene trajner i portiereve te Olipmiakos dhe APOEL. Strakosha nuk ka shume eksperience ne rolin e trajnerit por eshte nje emer i respektuar dhe sigurisht qe ka shume njohuri fale eksperiences se gjate ne fushe dhe kryesisht me uniformen kuqezi.