Mė mbaj mend
Ke harruar fjalėkalimin?
Kliko kėtu!
26/10/2011 14:46 - Hasi, kandidati kryesor pėr trajnerin e kombėtares

Besnik Hasi është kandidati shqiptar më favorit për të thyer “tabunë” e epokës “Duka”, të mbështetur vetëm te trajnerët e huaj, por do të duhen akoma ditë për të mësuar sa i mundur do të jetë kthimi në realitet i një ëndrre të madhe të tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndryshe nga çfarë pritej, nuk ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e emërimit të tij që duket i mbyllur tashmë, por vetëm ka bërë publike lëvizjet që kanë të bëjnë me trajnerin e Shpresave. Artan Bushati, trajneri i U-21 pritet të zëvendësohet me Skënder Gegën, trajner i përfaqësueses U-19. Shqipëria do të luajë më 11 dhe 15 nëntor dy takimet miqësore që paraprijnë eliminatoret e botërorit 2014. Besnik Hasi, ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, kohët e fundit ka qenë në rolin e zv/trajneri tek klubi belg i Anderlehtit.

Reklamat