Mė mbaj mend
Ke harruar fjalėkalimin?
Kliko kėtu!
11/11/2011 23:49 - Shqipėria e dobėt edhe pėr Azerbajxhanin

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, u mund 0-1 nga Azerbajxhani në takimin e zhvilluar në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Lojtarët e përfaqësueses tone dështuan në tentativën e tyre për tu pajtuar me tifozët kuqezi të cilët pak ditë më parë deklaruan se nuk do të mbështesnin kombëtaren për një kohë të pacaktuar. Një pjesë e parë e dobët e kombëtares tone, repartet e së cilës luanin të shkëputura nga njëra-tjetra. Në minutën e 22-të, pas një përgjumje të tanëve, Alijev mposhti Hidin duke kaluar miqtë në avantazh. Kuqezinjtë u treguan të pafuqishëm të reagojnë madje dhe në ato pak raste topi përfundonte në duart e portierit Popovic. Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për tanët të cilët rrrezikuan disa here, por pa shënuar. Motivimi i dhënë në pushim nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi kuqezinjtë u kthyen në gjendjen e mëparshme. As ndryshimet e bëra në këtë pjesë të dytë nuk ndryshuan gjë në rezultat. Rinovimi i kombëtares që filloi nga largimi i trajnerit pritet të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por me lojën e sotme lojtarët e rinj nuk e kaluan në provën e parë.

Reklamat