Mė mbaj mend
Ke harruar fjalėkalimin?
Kliko kėtu!
26/12/2011 15:09 - De Biasi, zyrtarisht pėrzgjedhės i ri i Shqipėrisė
Italiani Xhiani De Biasi është përzgjedhës i ri i Kombëtares shqiptare. Lajmin e ka konfirmuar, të mërkurën, Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare në internet. ...    

“Kuqezinjtë do të drejtohen nga trajneri i njohur italian gjatë gjithë edicionit eliminator të Botërorit “Brazil 2014”. Kontrata e tij zgjat deri në nëntor të vitit 2013. Në fillim të javës që vjen De Biasi do të mbërrijë në Tiranë për të bërë prezantimin e tij zyrtar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. Për De Biasin kjo është hera e parë në karrierën e tij që do ta drejtojë një kombëtare. Ai deri më tash kishte qenë trajner i Modenës, Breshës, Torinos dhe Udinezes në Serie A, si dhe Levantes në Primera Division.

Reklamat