Të nderuar Tifoza,
Së pari ju kërkojmë ndjesë që Dyqani yne online nuk është akoma funksional, për arsye të disa problemeve teknike që kemi hasur kohëve të fundit.
I njoftojmë të gjithë ata anëtarë dhe përkrahës të cilët vazhdimisht na kanë pyetur për aktivizimin e Dyqanit Online se ai do të jetë aktiv shumë shpejt duke ju ofruar juve mundësinë për të blerë të gjitha produket tona, si dhe fanelat e Kombëtares online nga shtëpitë tuaja.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Të nderuar zonja dhe zotërinj të Federatës Shqiptare të Futbollit!
Duke qenë çdoherë pranë kombëtares, vendosëm që si anëtarë të TifozaveKuqeZi, të ju dërgojmë këtë letër publike, në lidhje me zhvillimet e fundit në ekipet kombëtare , me theks të veçantë në kategorinë e U-21.
Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, dhe thellësishtë të indinjuar me paraqitjet e kësaj grupmoshe, dhe të fyer me brishtësinë, dhe mungesën e sukseseve të trajnerit aktual, Artan Bushati me kombëtaren e shpresave. Konsiderojmë se ky njeri i ka “zhytë” shpresat në një rrugë pa krye, dhe argument më i mirë për këtë janë vet rezultatet e dobëta që ka. Kombetarja U-21, realisht do duhej të ishte “fabrikë” e lojtarëve, për Kombëtaren A, por kjo nuk po ndodhë me kombëtaren tonë, arsyet për këtë besojmë i di veç Bushati.
Si tifozë, e kemi parë të arsyeshme të ngrejmë zërin për këtë dukuri tejet negative që po ndodhë rreth kombëtares U-21, e që direkt, ose indirekt, ka ndikim edhe në kombëtaren bazë.
Ne kemi ngritur zërin, zërin e arsyes, për të kërkuar llogari nga ana e Bushatit, për rezultatet e dobëta që ai i ka sjellë vendit. Vetëm sa për ti përkujtuar Bushatit, se totali i ndeshjeve që nga fillimviti 2008, është 19, dhe me këtë rast Kombëtarja U-21, ka fituar 4 ndeshje, duke pësuar nga ekipe të rangut të ulët, si: Malta, Bjellorusia, Azerbajxhani!. Madje, si për ironi , në ndeshjen e fundit miqësore kundër Holandës, pësuam me rezultat turpërues 5-0, si pasojë e mosveprimeve taktike të Bushatit, e që ne këtë e përkthejmë si paaftësi taktike e tij.
Kombëtarja nuk është, dhe nuk duhet të jetë pronë e një trajneri, e as edhe një grupi, andaj ne, Tifozatkuqezi, kërkojmë nga organet respektive të FSHF-së, që të merren masa konkrete për vënien në binarë të kësaj kategorie të futbollistëve (qoftë edhe shkarkim nga posti i trajnerit), sepse në fund të fundit ata na përfaqësojnë ne, e përfaqësojnë fanellën e çmuar të kombëtare, dhe për me tepër, e përfaqësojnë një emër të madh, Shqipëri.
Shpresojmë që kërkesa jonë nuk do të hasë në vesh të shurdhër, dhe njëkohësishtë u’a rikujtojmë, se ne kemi qenë, edhe jemi pranë kombëtares , në humbje dhe fitore, për ti dhënë mbështetje, për ti dhënë kurajo, por kjo nuk do të thotë që ne do rrimë duarkryq, dhe për teke të “taktikave” të dikujt të përdhoset emri, Shqipëri.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Tifozat Kuq e Zi po ndjekin me interes të madh dhe ofrojnë menjëherë kontributin e tyre në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve të kombtares kudo ku ka shqiptarë. Më saktësisht, zhvillimi i ndeshjeve të kombtares në Prishtinë mbeshtetet fuqishëm nga Tifozat Kuq e Zi. Për më tepër, zhvillimi i disa ndeshjeve në Prishtinë garanton një numër përparësish në shumë drejtime jo vetëm sportive.
Ndërkombëtarizimi dhe përparimi cilësor i sportit kërkon investime. Megjithatë, këto shpenzime dhe kthimi që rezulton prej tyre është disafish më i madh krahasuar me investime në shumë fusha të tjera. Një numër shtetesh dhe sidomos ato më pranë nesh kanë investuar fuqishëm në sport në menyrë që sa më shpejt të përmirësojnë imazhin ndërkombëtar, rritin krenarinë kombtare, dhe përforcojnë vendin e tyre mes kombeve të zhvilluar jo vetëm në futboll.
Një kombtare shqiptare, në përbërje të të cilës ka shqiptare nga trojet dhe shtetet etnike shqiptare është e nderuar dhe e detyruar të rrespektojë lojtarët, qindra mijëra tifozët, dhe 10 milion shqiptarë duke zhvilluar ndeshje sa më pranë tyre.
Ne jemi tifoza, por jemi gati të shkojmë përtej kur çështja është kaq e thjeshtë, kaq e pastër dhe kaq kombtare. Menjëherë ofrohemi të japim mundin tonë sipas kërkesave të organeve përkatese drejt realizimit të zhvillimit të ndeshjeve edhe në Prishtinë. Ju ftojmë të gjithëve ju që keni mundësi të jepni kontributin tuaj të na bashkoheni e të gjithë të tjereve të na mbështetni.
1 Komb 1 Kombëtare!
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!