Pagesa e anëtarësimit

Këtu gjeni të gjitha detajet rreth mënyrave të ndryshme të pagesës.

Në Shqipëri

10€

Plan includes

Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eutere.

Check Icon - Startech X Webflow Template
All basic CRM features
Check Icon - Startech X Webflow Template
Up to 10,000 contacts
Check Icon - Startech X Webflow Template
Normal support
Check Icon - Startech X Webflow Template
Mobile app

Metodat e pagesës

Zgjedh një nga metodat e mëposhtme për të bërë pagesën për anëtarësim.

Drejtëpërdrejtë tek përfaqësuesi

Bëj pagesën direkt tek përfaqësuesi i TKZ-së në qytetin tënd.

Kartë Krediti

Përdor karten tënde të kreditit për të bërë pagesën direkt në faqen tonë të internetit.

Transfer bankar

Bëj pagesën përmes transferit bankar në llogarinë e përfaqësuesit tënd lokal të TKZ-së.

PayPal

Bëj pagesën përmes sistemit PayPal duke përdorur email-in tënd ose kartën tënde të kreditit/debitit.

Transparencë e plotë financiare

Ku investohen të hollat tona?

Tifozat Kuq e Zi projektet e veta i financojnë kryesisht me kontributet sezonale të anëtarëve. Meqë nuk kemi qëllim profiti (anëtarët punojnë dhe angazhohet vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë), të gjitha të ardhurat do të riinvestohen për projekte të reja dhe për zgjërimin e rrjetit të tifozëve. Këtu përfshihen edhe të ardhurat nga shitja e artikujve të tifozërisë.Me fjalë tjera: kontributet tona sezonale nuk na i merr askush - ato na takojnë të gjithëve së bashku, pra edhe ty.

Mjetet e grumbulluara nga pagesat e anëtarësimit janë jetike për të mbështetur dhe zgjeruar veprimtaritë tona. Këtu janë disa nga fushat kyçe ku investohen të hollat tona:

  1. Prezenca në Internet: Financimi i platformës tonë online, e cila na lejon të ndajmë lajme, të organizojmë evente dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë virtual të tifozëve.
  2. Materiale të Tifozerisë: Prodhimi dhe distribuimi i materialeve të tifozerisë si transparente të mëdha, flamuj, bluza, kapela, etj., që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të jashtëzakonshme gjatë ndeshjeve.
  3. Projektet Koreografike dhe Piroteknike: Realizimi i projekteve të ndryshme koreografike dhe piroteknike për të krijuar skena dhe atmosferë të paharrueshme gjatë ndeshjeve.
  4. Mbështetje për Projekte Lokale: Mbështetje financiare për individët ose projektet në nevojë të caktuar që kontribuojnë në komunitetet e tyre lokale. Kjo përfshin ndihmë për ata që janë në vështirësi financiare ose mbështetje për iniciativa që adresojnë çështje të rëndësishme kombëtare.
  5. Identifikimi dhe Organizimi: Bluzat dhe artikujt e tjerë të tifozerisë që na ndihmojnë të identifikohemi dhe të tregojmë nivelin e organizimit tonë në stadiume dhe jashtë tyre.
  6. Zgjerimi i Rrjetit të Tifozëve: Iniciativa dhe aktivitete që synojnë të zgjerojnë rrjetin tonë të tifozëve dhe të ndërgjegjësojnë më shumë njerëz rreth misionit dhe vizionit të TKZ.

Çdo e hyrë që kontribuoni shkon drejt ndërtimit të një komuniteti më të madh dhe më të fuqishëm të tifozëve që mbështesin Kombëtaren tonë në çdo hap. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë transparencë të plotë në menaxhimin e fondeve dhe do të ndajmë përditësime të rregullta mbi progresin e projekteve dhe se si po shpenzohen të hollat tuaja.

Për pyetje të mëtejshme ose për të diskutuar më shumë rreth investimeve të të hollave, ju ftojmë të na kontaktoni përmes email-it ose të kontaktoni përfaqësuesin tuaj lokal të TKZ.

Na duhesh edhe ti!