|
|
Sporti shqiptar: Lajmet e fundit
--> Vizito seksionin Skuadra e Kombėtares
--> Vizito seksionin Ndeshjet dhe Renditja

Futboll: Shqiperia ne pikiate, e 102-ta 
Koha Jone (05.09.2008) - Kombetarja shqiptare vazhdon te humbase terren ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s. Ne klasifikimin e publikuar diten e djeshme, Kombetarja kuqezi ka humbur nje tjeter pozicion, pavaresisht se ne ndeshjen kunder Lihtenshtejnit arriti te fitoje me rezultatin 2-0. Tashme kuqezinjte e shikojne veten ne vendin e 102-te, pas Austrise qe ka fituar 2 pozicione. Kombetarja shqiptare ka humbur plot 7 pike gjate muajit te fundit dhe ne total ka 352 pike. Nderkohe, rreziku me i afert per kuqezinjte ne renditje eshte Mozambiku, qe ndodhet nje pike poshte kuqezinjve, pasi muajin e fundit ka fituar 10 pike. Kundershtari i radhes, Suedia, renditet ne vendin e 31-te me 775 pike dhe 5 pozicione me poshte se muaji i kaluar. I vetmi kundershtar i grupit tone qe renditet poshte nesh eshte Malta ne vendin e 133-te, ndersa Hungaria renditet ne vendin e 50-te. Kreu i klasifikimit te renditjes se FIFA-s vazhdon te mbahet nga Spanja kampione Evrope. Iberiket udheheqin me 1565 pike, te ndjekur nga Italia qe ka fituar nje pozicion me 1339 pike dhe Gjermania me 1329 pike.

Futboll: Han beson te forca e kuqezinjve 
Koha Jone (05.09.2008) - Tri dite stervitje me kater seanca stervitore intensive me kuqezinjte i kane mjaftuar trajnerit holandez Ari Han, nje prej 11 teknikeve "portokalli" qe drejtojne skuadra kombetare ne gjithe boten nga Shqiperia e deri te Antilet Holandeze, te ndertoje ne mendjen e tij 90 per qind te formacionit qe do te hedhe ne fushe kunder Suedise. Kjo eshte premiera e tij e pare zyrtare me Shqiperine pas dy miqesoreve (nje e humbur me Polonine e nje e fituar me Lihteshtejnin), por dhe ballafaqimi i pare i kuqezinjve ne fushaten kualifikuese te Boterorit te vitit 2010, aktivitet ku marrim pjese qe nga eliminatoret e vitit 1966. Shqiperia kishte atehere ne grup Zvicren, Holanden e Irlanden e Veriut, duke e dale e fundit me vetem nje barazim me Irlanden e Veriut, duke i hequr edhe mundesine kesaj te fundit te merrte pjese ne finalet e zhvilluara ne Angli. (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Cana dhe Dallku janė dilemat e Ari Hanit 
Panorama (04.09.2008) - Burime pranė stafit tė trajnerit tė pėrfaqėsueses bėnė tė ditur se ai ende nuk ka vendosur se kush do tė luajė nė qendėr tė mbrojtjes. Atij i pėlqen shumė dyshja Dallku-Curri nė kėtė pozicion, por njėkohėsisht nuk dėshiron tė privohet nga shėrbimet e Dallkut nė krah tė djathtė. Trajneri ka ndėrmend qė tė hedhė nė sulm njė skuadėr ofensive dhe pėr kėtė i nevojitet njė mbrojtės si Dallku nė krahun e djathtė, i cili tė mund tė shėrbejė me krosime edhe pėr sulmin. Njė ide tjetėr ėshtė edhe Lorik Cana nė qendėr tė mbrojtjes por kėshtu lėmė shumė hapėsira nė qendėr tė mesfushės, mėsohet tė ketė thėnė trajneri. Ndėrkohė edhe nė krah tė majtė tė mbrojtjes ende nuk ėshtė vendosur se kush do tė luajė, ku nė duel janė Kristi Vangjeli dhe Ansi Agolli. (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Suedia nė alarm mungesash:dėmtohen Svenson e Vilhelmson 
Gazeta Shqip (04.09.2008) - titullarėt nuk do tė luajnė nė "Qemal Stafa", ashtu sikurse Johan Elmander
Vetėm 72 orė nga sfida me Shqipėrinė, Suedia e sheh veten nė alarm dėmtimesh. Qėndrimit jashtė skuadrės sė Johan Elmander i shtohen edhe ato tė dy titullarėve tė tjerė: Anders Svenson dhe Kristian Vilhelmson. Sipas burimeve zyrtare tė stafit mjekėsor nė pėrfaqėsuesen nordike, tė dy kėta futbollistė nuk do tė jenė tė gatshėm pėr trajnerin Lars Lagerbak pėr sfidėn nė "Qemal Stafa", ashtu sikurse edhe pėr takimin e katėr ditėve mė pas me Hungarinė. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse drejtuesi i stolit suedez vendosi qė ti largojė nga skuadra tė dy mesfushorėt (qė nė miqėsoren e 20 gushtit me Francėn ishin titullarė) dhe ka thirrur si zėvendėsues Behrang Safari. Dėmtimi mė problematik ka qenė ai i ish-mesfushorit tė Romės dhe Deportivo La Korunjės, Vilhelmson.
(Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė nė ditė tė mirė 
Gazeta Shqip (04.09.2008) - Sipas trajnerit, Suedia nuk ėshtė kundėrshtari mė i fortė i grupit
Pas tri ditėve tė para tė grumbullimit, Ari Han bėn njė rezyme tė punės me kuqezinjtė nė prag tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010. Shqetėsimi kryesor i trajnerit ėshtė se Kombėtarja shqiptare nuk i pėrgjigjet filozofisė sė tij pėr lojėn. Kjo bėn qė pėr momentin tė jetė Han ai qė duhet tė pėrshtatet. "Kemi bėrė njė punė tė mirė, por filozofia ime pėr futbollin ėshtė e ndryshme nga ajo qė Shqipėria ka praktikuar mė parė", tha Han. "Pėr momentin, jam unė ai qė duhet tė pėrshtatem, pasi nuk kam pasur kohėn e mjaftueshme nė dispozicion pėr tė vėnė nė jetė filozofinė time. Me kėtė dua tė them se skuadra nuk do tė luajė ndryshe nga mė parė". Ashtu siē e ka thėnė qė nė momentin e prezantimit nė detyrė, drejtuesi i stolit kuqezi kėrkon tė ndėrtojė njė "Holandė tė vogėl", me futboll sulmues dhe lojė tė shpejtė. Por, edhe pse po pėrpiqet qė ti shpjegojė futbollistėve se ēfarė kėrkon prej tyre, ai ėshtė i shqetėsuar pėr njė nga problemet kryesore: mentaliteti individual. "Kemi punuar qė futbollistėt tė dinė rolin e tyre nė fushėn e lojės, por pa harruar se duhet ta fitojmė kėtė ndeshje.
(Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Kapllani do njė gol kundėr Suedisė 
Panorama (03.09.2008) - Edmond Kapllani, sulmuesi qė mban edhe rekordin shqiptar pėr nga numri i golave brenda njė edicioni kualifikues me 5 tė tillė, ėshtė futbollisti qė ka shėnuar rregullisht nė ndeshjet e fundit. Ėshtė normale qė nga mua tė priten gola, sepse nuk mund tė kėnaqem vetėm me njė tė tillė nė miqėsoren e fundit (kundėr Lihteshtejnit). Tė paktėn kėshtu jam unė. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė tė bėjmė njė paraqitje tė mirė pėr ekipin ashtu dhe pėr tifozėt. Do tė doja tė shėnoja edhe kundėr Suedisė. Tė gjithė duam tė marrim njė rezultat pozitiv dhe nuk mund ta fsheh dėshirėn se do tė doja tė isha protagonist nė kėtė ndeshje, - tha Kapllani. - A i ndruhemi Ibrahimvoēit? Ėshtė normale qė ekziston njė ndjenjė e tillė. Pėrveē kėsaj Suedia ėshtė njė ekip me eksperiencė mė tė madhe ndėrkombėtare.

Futboll: Unė nuk e kam menduar stolin kuqezi 
Sportexpres (03.09.2008) - Gaboni nėse i thoni Erion Bogdanit qė ėshtė rikthyer nė pėrfaqėsuese. Njė nėnqeshje pak cinike dhe pėrgjigja vjen aty pėr aty: Unė kam qenė gjithnjė ne pėrfaqėsuese, njė ndeshje me Lihtenshtejnin nuk do tė thotė asgjė, fundja ėshtė njė miqėsore. Njė avion i AlItalia?s e ul sėrish nė tokėn shqiptare rreth orės 17:30. Me nxitim lojtari nuk preferon hotelin pėr tu qetėsuar por fushėn e stėrvitjes. Pėr tu takuar me trajnerin dhe me pjesėn tjejtėr kuqezi. Nė Hyrje tė kompleksit Dinamo prozhektorėt janė tė gjithė pėr tė. Ėshtė padyshim ēėshtja e paė e epokės Han. Bogdani i driblon tė gjithė me edukatė. Mė parė duhet tė takoj trajnerin. Njė fjalė goje, sepse nuk e bėn. Han ndodhet nė mes tė fushės duke dhėnė udhėzime ndėrsa Bogu rehatohet nė stol. Pikėrisht, nė stol. Asnjė iluzion. (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Zllatėn se mbajnė dot as 2 mbrojtės 
Sportexpres (03.09.2008) - Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare Ari Han ka njė pamje tė qeshur. Ai e di shumė mirė qė kundėr Suedisė nuk i kėrkon medoemos njeri fitoren. Kėtė e thoni ju, por nė Shqipėri duan vetėm fitoren. Edhe unė e dua, jam holandez. Dua fitore me gola. Mister, harroni qė perball e keni Ibrėn...
...
si keni menduar ta ndaloni Zllatan?
Po e mendojmė, por nėse ai ėshtė nė njė ditė tė mirė as dy veta se ndalojnė dot. Megjithatė mund tė bėjmė njė mbrojtje zonale. Tė shohim, kemi kohė pėr ta studiuar kėtė gjė.
Si ėshtė Shqipėria zoti Han?
Absolutisht, ėshtė njė shtet krejtesisht i ri. Rrugėt e Tiranės janė tė mbushura me targa italiane e amerikane, krahasuar me tė kaluarėn, njerėzit janė tė lirė. Por, prapė ėshtė njė vend i veēantė, ėshtė mė ndryshe tė punohet kėtu, ka thėnė Han. (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Hamdi Salihi rigjen golin 
Panorama (02.09.2008) - Hamdi Salihi, sulmuesi i Kombėtares shqiptare qė luan te Riedi ėshtė rikthyer te goli dhe ka ndihmuar ekipin e tij qė tė fitonte 4-1 pėrballė Shturm Gracit. Bomberi shqiptar ka dyfishuar rezultatin nė minutėn e 28-tė tė ndeshjes duke i dhėnė qetėsinė e duhur skuadrės sė tij, e cila nė pjesėn e dytė tė lojės shėnoi edhe dy herė tė tjera. Salihi u aktivizua gjatė gjithė ndeshjes dhe bėri njė paraqitje shumė tė mirė, duke qenė gjatė gjithė kohės njė problem pėr mbrojtjen kundėrshtare. Sulmuesi shqiptar ėshtė vlerėsuar pozitivisht nga media austriake, ndėrsa fansat e Riedit shpresojnė qė ai tė mos ndalet mė. Ky ishte goli i tretė pėr shkodranin kėtė sezon. Ai i ka vėnė synim vetes qė tė kalojė shifrėn e sezonit tė kaluar (12 gola nė kampionat) dhe pas njė ndalese prej katėr javėsh, Salihi shpreson qė tė shėnojė vazhdimisht.

Futboll: Pse premtojmė lojė sulmuese me Suedinė? 
Gazeta Shqip (02.09.2008) - Nuk ka frikė nga Suedia, por ai nuk do tė luajė vetė. Trajneri i Kombėtares, Ari Han, ka premtuar se do tė luajė nė sulm kundėr Suedisė nė Tiranė, tamam si nė ndeshjen miqėsore me Lihtenshtejnin, kur trajneri fliste e fliste pėr lojė sulmuese edhe pse do tė luante me njė nga ekipet mė simbolike tė Evropės. Po Suedia e Zllatan Ibrahimoviēit do tė vijė pėr tu mbrojtur nė Tiranė? Pėr kėtė nuk flet as holandezi e as ata qė zakonisht komentojnė "pas beteje". Siē duket, fakti qė kėtė herė nė listė do tė jenė Bogdani dhe Besart Berisha, lė tė kuptohet se me Suedinė nuk do tė jetė piknik, si me Lihteshtejnin. Njė ndeshje qė nuk la histori, por qė do tė kujtohet pėr shijen e kundėrt qė lanė 90 minutat. Disa shkruanin se trajneri holandez e nis debutimin me fitore, kurse vetė Hani shfaqej i zhgėnjyer. "Disa futbollistė donin ta merrnin topin me vete nė shtėpi". (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Ari Han: Pa frikė, nė sulm ndaj Suedisė! 
Sporti Shqiptar (31.08.2008) - Do tė jetė njė kombėtare ndryshe nė ndeshjen e parė eliminatore me Suedinė, mė 6 shtator nė Qemal Stafa. Eshtė ky premtimi i trajnerit kuqezi Ari Han, pas mbėrritjes dje nė Tiranė. I shoqėruar nga shefi i sektorit tė jashtėm nė FSHF, Denis Bastari, holandezi iu pėrgjigj me mirėsjellje interesimit tė mediave, edhe pse nė orėn 13:30 iu desh tė duronte diellin pėrvėlues. Ai vazhdon tė qajė kohėn e humbur, por ėshtė i bindur se kuqezinjtė do tė bėjnė mė tė mirėn ndaj ekipit nordik. Trajneri Han premtoi njė lojė sulmuese, duke theksuar se nuk do tė luhet me frikė. (Lexo artikullin e plotė...)

Futboll: Arsenal, sulmi i fundit pėr Canėn 
Sport Ekspres (31.08.2008) - Futbollisti shqiptar Lorik Cana edicionin e ardhshėm mund tė jetė in-extremis njė futbollist i londinezėve tė Arsenal. Kapiteni i Marsejės pritet tė marrė njė ofertė nė ditėt e fundit tė merkatos nga topēinjtė, tė cilėt pasi kanė studiuar gjendjen e tyre financiare dhe tregun e merkatos janė tė bindur se mund tė kėnaqin dėshirat e trajnerit Venger. Dhe dėshira e tij primare nė mesfushė tė paktėn nė kėto dy vitet e fundit ka qenė mesfushori i pėrfaqėuseses kuqezi, Lorik Cana. (Lexo artikullin e plotė...)


|
|