Talentët


Kjo faqe është e dedikuar për të gjithë talentët shqiptarë të lindur jashtë vendit që synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në sport.

Tifozat Kuq e Zi janë të përkushtuar në zbulimin dhe mbështetjen e talentëve shqiptarë, të cilët janë lindur dhe rritur jashtë vendit, por që dëshirojnë të përfaqësojnë me krenari ngjyrat kuq e zi në arenën ndërkombëtare.

Kjo faqe është dedikuar për të ndihmuar këta sportistë të talentuar që kanë dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë, duke ofruar një urë lidhëse mes tyre dhe institucioneve relevante Shqiptare. Ne kuptojmë sfidat dhe pengesat që mund të hasin talentet jashtë shtetit, siç janë procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare dhe proceset e përfshirjes në ekipet kombëtare. Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi janë të angazhuar të ofrojnë mbështetje dhe këshilla, duke u bërë një zë i fuqishëm për talentët në bisedat me federatat dhe institucionet sportive.

Ky proces jo vetëm që ndihmon në identifikimin e talentëve të ri, por gjithashtu siguron një platformë ku ata mund të shprehin interesin dhe ambicien e tyre për të përfaqësuar vendin e tyre të origjinës.

Ne besojmë se çdo sportist me origjinë shqiptare, ku do që të jetë, ka të drejtën dhe mundësinë të ndjejë krenarinë e të përfaqësuarit të ngjyrave kuq e zi. Ne jemi këtu për të ndihmuar në çdo hap të rrugës së tyre, nga zbulimi i talentit deri në realizimin e ëndrrave të tyre në skenat më të mëdha sportive.

Bashkohuni me ne në këtë mision për të zbuluar dhe përkrahur talentet e ardhshëme që do të përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari ngjyrat kuq e zi.

Apliko për të përfaqësuar
Shqipërinë!

Plotësoni formularin e mëposhtën për të bërë hapin e parë drejt përfaqësimit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të sportit. Pas dorëzimit të aplikacionit, dikush nga ekipi jonë do të ju kontaktoj dhe njoftoj me hapat e mëtejshëm.

Thank you

Your message has been submitted.
We will get back to you within 24-48 hours.
Oops! Something went wrong.

Na duhesh edhe ti!