Eja edhe ti!

Bashkohu me ne në përkrahje të Kombëtares me ngjyrat më të bukura mbi dhe. Së bashku jemi më të fortë!lobortis pellentesque.

Eja edhe ti!

Bashkohu me ne në përkrahje të Kombëtares me ngjyrat më të bukura mbi dhe. Së bashku jemi më të fortë!lobortis pellentesque.

Eja edhe ti!

Bashkohu me ne në përkrahje të Kombëtares me ngjyrat më të bukura mbi dhe. Së bashku jemi më të fortë!

Pse të bëhesh
Tifoz Kuq e Zi?

Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t’i organizojmë tifozët shqiptarë. T’i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar.

Misioni ynë

Jetojmë vetëm për ngjyrat kuq e zi dhe mbështesim çdo sport apo nismë kombëtare që synon lartësimin e Flamurit Shqiptar. Frymojmë veç bashkim!

Pranë Kombëtares

Jeto emocionet e ndeshjeve të Kombëtares së bashku me tifozë tjerë më të zjarrtë dhe më të pasionuar.

Udhëto bashkë

Udhëto dhe festo së bashku me tifozë të tjerë në ndeshjet e Kombëtares anë e mbanë Evropës.

Informohu i pari

Merr njoftime të rregullta për të gjitha vendimet, organizimet dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të TKZ-së.

Qasje eksluzive

Përdor forumet tona për të dhënë ide dhe sugjerime për organizimin e aktiviteteve dhe ndeshjeve të Kombëtares.

Pjesëmarrje aktive

Bëhu pjesë aktive e organizimit të eventeve, koreografive dhe nismave të ndryshme që ndihmojnë në rritjen e TKZ-së.

Zbritje në produkte

Përfito 20% zbritje në të gjithë artikujt tonë dhe ndihmo në financimin e projekteve të ardhshme të TKZ-së.

Bashkimi bën fuqinë!

Ne besojmë thellësisht në fuqinë e bashkimit dhe të qenit pjesë e diçkaje më të madhe. Kur zemrat dhe zërat tanë bashkohen në stadium, krijojmë një atmosferë të pabesueshme që nxit lojtarët tanë të japin më të mirën e tyre në fushë.

Në TKZ, çdo anëtar ka një vend dhe një zë. Ne e vlerësojmë dhe e mirëpresim diversitetin e përvojave, idetë dhe pasionet që çdo anëtar i ri sjell në grupin tonë. Bashkimi ynë na bën më të fortë, na mundëson të ndikojmë pozitivisht në atmosferën e ndeshjeve dhe të japim një kontribut të vërtetë ndaj suksesit të Kombëtares.

Këtu, ti do të gjesh miq të rinj, do të ndash kujtime të paharrueshme dhe do të jesh pjesë e një rrjeti që ndan të njëjtën dashuri për futbollin dhe për vendin tonë. Bashkë, ne mund të krijojmë ndryshime të mëdha, të ndërtojmë tradita të reja dhe të japim një domethënie të re kuptimit të të qenit tifoz.

Së bashku bëjmë histori!

Si të anëtarësohesh?

Bëhu pjesë e Tifozave Kuq e Zi dhe shijo të gjitha përfitimet e anëtarësimit përmes këtyre 3 hapave të thejshtë.

Create Your Account - Startech X Webflow Template
1

Lexo Kodin e Tifozit

Njihu me rregullat bazë që duhet të respektohen në çdo rrethanë dhe vend.

Integrate With Your Tools - Startech X Webflow Template
2

Kontakto përfaqësuesin

Gjej dhe kontakto përfaqësuesin nga qyteti juaj më i afërt.

Close More Sales - Startech X Webflow Template
3

Bëj pagesën

Pagesa minimale për anëtarësim është 10 Euro dhe vlen për një sezonë.

Çka thonë për ne?

Ja se çka thonë për ne disa nga personalitetet e njohura nga bota e sportit dhe më gjerë.

Rrugën që e kanë ndjekur dikur në luftë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot, në paqe, të vetmit që e pasojnë këtë rrugë janë Tifozat Kuq e Zi.

Murat Jashari
Familja Jashari

Tifozat Kuq e Zi për mua janë grupi më i mirë dhe më i zëshëm, që nuk ndalen kurrë së përkrahuri ekipin tonë Kombëtar.

Gianni De Biassi
Ish-trajner i Kombëtares

Tifozat Kuq e Zi janë simboli i pasionit, simboli i lidhjes, i dëshirave, i dashurisë ndaj rrënjëve, atyre rrënjëve nga vijmë të gjithë ne. TKZ-ja është gjithashtu historia, ajo histori që sado kohë të kalojë, nuk dotë mund të vdesë kurrë!

Marin Mema
Gazetar

TKZ-ja për mua është forca përbërëse e Kombit shqiptar, forca e vetme që di t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nga çdo pjesë e globit. TKZ-ja është motivi i çdo shqiptari që na bën të ndjehemi krenarë, por vetëm ata që janë shqiptarë e bir shqiptari!

Nuri Seferi
Boksier

Rregulloren e futbollit dhe qetësinë e stadiumeve e kanë prishur vetëm ata që bënë të vetmen skuadër në botë të luajë me 12 lojtarë. TKZ, jeni UNIKALË si flamuri, gjuha, himni i shqiptarisë.

Dritan Shakohoxha
Komentator sportiv

Tifozat Kuq e Zi përveç që janë tifozët zyrtarë të ekipit kombëtar, janë edhe pjesë e përgjithshme e ekipit kombëtar prej krijimit të tyre si tifozeri e organizuar që në përbërjen e vet ka përfaqësueses nga të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu me një shtrirje edhe jashtë Shqipërisë natyrale, në mërgim. TKZ-ja është zëri i popullit tonë dhe i idealit të tij.

Lorik Cana
Ish-Kapiten i Kombëtares

Tifozat Kuq e Zi me brohoritjet e tyre, na tregojnë se sa besim kanë që ne do t’ia dalim. Për një skuadër futbolli, tifozeria është lojtari i 12-të. Prandaj, TKZ-ja për ne është po aq e rëndësishme sa dhe 11 lojtarët e tjerë në fushë.

Aurora Seranaj
Ish-Kapitene e Kombëtares së Femrave

Jetoj siç jetoni JU, Dashuroj siç dashuroni JU, Fluturoj siç besoni JU, Besoj siç fitoni JU. Krenohem gjithnjë me JU, vëllezërit e mi, Tifozat Kuq e Zi.

What Our Clients Say - Startech X Webflow Template
Andy Smith
Federata Shqiptare e Aeronautikës

Na duhesh edhe ti!