Dhuro për
Tifozat Kuq e Zi

Në prag të festimit të 20 vjetorit të themelimit, ftojmë të gjithë bashkatdhetarët dhe bizneset shqiptare që kanë mundësi të kontibuojnë duke dhuruar në fondin tonë i cili do të përdoret për mbuluar shpenzimet e aktiviteteve që ndërlidhen me festimet e 20 vjetorit e që do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2024.

F dëshirë që të gjithë të festojnë do të ndihmojmë familjet në nevojë me paketa ushqimore me produkte shqiptare për darkën e festës së Vitit të Ri 2024.Bashkohuni me ne, në këtë shenjë solidariteti, bamirësie dhe të përkrahjes ndaj të pamundurve, duke dhënë kontributin tuaj për të ndihmuar ata që kanë nevojë.Ju lutemi të na bashkohemi në këtë nismë, për ti dhënë një tjetër shtytje dhe një fillimi të mrekullueshëm festës së Vitit të Ri për këta fëmijë në nevojë.

Dhuro

Dhuroni me lehtësi dhe siguri përmes Stripe.com. Klikoni më poshtë për t'u lidhur direkt në faqen e Stripe dhe të bëni donacionin tuaj. Dhurimi përmes kësaj platforme është i sigurtë dhe mbështet metoda të ndryshme pagese për të lehtësuar kontributin tuaj në mbështetjen e iniciativave dhe aktiviteteve të Tifozave Kuq e Zi.

Metdoat e pagesës që përkrahen janë:

Metodat tjetra të pagesës

Përveç formës së pagesës me kartë krediti, ju mund të përdorni një nga metodat e mëposhtme për të dhuruar shumën që ju dëshironi.

Drejtëpërdrejtë tek përfaqësuesi

Dhuro direkt tek përfaqësuesi i TKZ-së në qytetin tënd.

Transfer bankar

Dhuro përmes drejtëpërdrejtë transferit bankar në njërën nga llogaritë tona.

Transparencë e plotë financiare

Ku investohen të hollat tona?

Tifozat Kuq e Zi projektet e veta i financojnë kryesisht me kontributet sezonale të anëtarëve. Meqë nuk kemi qëllim profiti (anëtarët punojnë dhe angazhohet vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë), të gjitha të ardhurat do të riinvestohen për projekte të reja dhe për zgjërimin e rrjetit të tifozëve. Këtu përfshihen edhe të ardhurat nga shitja e artikujve të tifozërisë.Me fjalë tjera: kontributet tona sezonale nuk na i merr askush - ato na takojnë të gjithëve së bashku, pra edhe ty.

Mjetet e grumbulluara nga pagesat e anëtarësimit janë jetike për të mbështetur dhe zgjeruar veprimtaritë tona. Këtu janë disa nga fushat kyçe ku investohen të hollat tona:

  1. Prezenca në Internet: Financimi i platformës tonë online, e cila na lejon të ndajmë lajme, të organizojmë evente dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë virtual të tifozëve.
  2. Materiale të Tifozerisë: Prodhimi dhe distribuimi i materialeve të tifozerisë si transparente të mëdha, flamuj, bluza, kapela, etj., që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të jashtëzakonshme gjatë ndeshjeve.
  3. Projektet Koreografike dhe Piroteknike: Realizimi i projekteve të ndryshme koreografike dhe piroteknike për të krijuar skena dhe atmosferë të paharrueshme gjatë ndeshjeve.
  4. Mbështetje për Projekte Lokale: Mbështetje financiare për individët ose projektet në nevojë të caktuar që kontribuojnë në komunitetet e tyre lokale. Kjo përfshin ndihmë për ata që janë në vështirësi financiare ose mbështetje për iniciativa që adresojnë çështje të rëndësishme kombëtare.
  5. Identifikimi dhe Organizimi: Bluzat dhe artikujt e tjerë të tifozerisë që na ndihmojnë të identifikohemi dhe të tregojmë nivelin e organizimit tonë në stadiume dhe jashtë tyre.
  6. Zgjerimi i Rrjetit të Tifozëve: Iniciativa dhe aktivitete që synojnë të zgjerojnë rrjetin tonë të tifozëve dhe të ndërgjegjësojnë më shumë njerëz rreth misionit dhe vizionit të TKZ.

Çdo e hyrë që kontribuoni shkon drejt ndërtimit të një komuniteti më të madh dhe më të fuqishëm të tifozëve që mbështesin Kombëtaren tonë në çdo hap. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë transparencë të plotë në menaxhimin e fondeve dhe do të ndajmë përditësime të rregullta mbi progresin e projekteve dhe se si po shpenzohen të hollat tuaja.

Për pyetje të mëtejshme ose për të diskutuar më shumë rreth investimeve të të hollave, ju ftojmë të na kontaktoni përmes email-it ose të kontaktoni përfaqësuesin tuaj lokal të TKZ.

Na duhesh edhe ti!