Pse të bëhesh Tifoz Kuq e Zi?
Nëse akoma nuk je i/e sigurtë pse duhet të na bashkangjitesh, ja vetëm disa arsye të tjera:
-
Do të keshë qasje në forumin ekskluziv ku do të mund të japësh ide dhe sygjerime rreth aksioneve dhe organizimit të "Tifozave Kuq e Zi" për ndeshjet e Kombëtares. E meqë të gjithë ne punojmë vullnetarisht, do të keshë poashtu mundësi të paraqitesh për të dhënë kontributin tënd aty ku mendon që mund të ndihmosh.
-
Do të të informojmë rregullisht për çdo vendtakim dhe organizim të "Tifozave Kuq e Zi" në ndeshjet e Kombëtares ku do të festojmë së bashku.
-
Kurrë më nuk do të udhëtosh vetëm në ndeshjet e Kombëtares.
-
Do të informohesh rregullisht për buxhetin dhe shpenzimet tona.
-
Do të pajisesh me kartelë anëtarësimi me të cilën do të keshë qasje në shërbimet që u dedikohen vetëm anetareve të "Tifozave Kuq e Zi".
-
Do të futesh në listën zyrtare të "Tifozave Kuq e Zi" në Website-in tonë.
-
Do të mundohemi të sigurojmë bileta për gjithë të interesuarit për ndeshjet e Kombëtares jashtë vendit. FSHF çdoherë ka rezervuar aq bileta sa kemi kërkuar për ndeshjet e Kombëtares.
-
Do të përfitosh zbritje prej 50% në çmimin e biletave të ndeshjeve që Kombëtarja i zhvillon si vendase (në Tiranë, Shkodër, etj).
-
Do të keshë zakonisht 20% lirim në të gjithë artikujt tonë të tifozerisë që i kemi punuar ose që do t'i punojmë në të ardhmen: shalla, bluza, kapela, flamuj, etj. Nga ana tjetër, meqë nuk kemi qëllim profiti, të gjitha të ardhurat nga artikujt e shitur do të kthehen përsëri në buxhetin e "Tifozave Kuq e Zi" - për projektet tona të ardhshme dhe për një organizim më të mirë.
-
Do të kontribuosh për një çështje shumë fisnike - për përkrahjen e fuqishme dhe të zëshme të Kombëtares nga tribunat anë e mbanë Evropës.
-
Edhepse disa anetare kanë dhënë më shumë, kontributi sezonal (2-vjeçar) është 10,- Euro.
Ku investohen të hollat tona?
"Tifozat Kuq e Zi" projektet e veta i financojnë kryesisht me kontributet sezonale të anëtarëve. Meqë nuk kemi qëllim profiti (anëtarët punojnë dhe angazhohet vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë), të gjitha të ardhurat do të riinvestohen për projekte të reja dhe për zgjërimin e rrjetit të tifozëve. Këtu përfshihen edhe të ardhurat nga shitja e artikujve të tifozërisë. Me fjalë tjera: kontributet tona sezonale nuk na i merr askush - ato na takojnë të gjithëve së bashku, pra edhe ty. Me këto të holla do të mund të financojmë p.sh.:
-
Prezencën në Internet e cila do të mundësojë zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit tonë të tifozëve
-
Transparente të mëdha me mbishkrime përkrahjeje për Kombëtaren tonë
-
Projekte të tjera koreografike ose piroteknike të drejtuara nga specialistët dhe të koordinuara me stafin e stadiumit.
-
Mbështetjen e projekteve lokale (p.sh. kur një grupi tifozësh nga një qytet i caktuar i nevojitet mbështetje financiare për projektet e veta: për rekuizite, material, udhëtime, etj.).
-
Bluzat tona që do të na shërbejnë si shenjë identifikimi dhe si tregues i nivelit të organizimit
-
Shallat, kapelat ose artikujt tjerë që do të shiten me fitim minimal për t'u mundësuar kështu sa më shumë tifozëve të ndihen pjesë e një rrjeti të organizuar.
Si të anëtarësohesh?
Procedura e anëtarësimit bëhet në dy hapa: (1) së pari duhet ta bësh pagesën e anëtarësisë dhe (2) së dyti ne i shënojmë të dhënat tua në listën e anetareve. Nëse na mungon ndonjë informatë, ne ju kontaktojmë qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë me e-mail ose me telefon.
Për ta bërë pagesën, shko të lutem te seksioni Pagesa.
